Policia italiane e seksionit të anti-vjedhje ka kapur një bandë shqiptare, e përbërë nga 5 persona, e specializuar për vjedhjet e sofistikuara. Kjo bandë grabiste vila dhe apartamente në tre provinca.

Në kornizat e dritareve, ata praktikonin një vrimë, duke përdorur një mjet zdrukthtarie të dobishëm për të shpuar dritaret, raportojnë mediet lokale.

Pastaj përdornin vetëm një pirun për të hapur dritaren. Në tre muaj, nga marsi në qershor të vitit 2016, ata kanë grabitur 36 banesa në krahinat e Asti, Cuneo dhe Torino.

Pothuajse të gjitha vjedhjet u kryen gjatë natës ndërsa pronarët flinin. Ndonjëherë, viktimat u zgjuan por kërcënoheshin me vdekje dhe grabitësit ju kërkonin të ktheheshin në shtrat dhe të mos thërrisnin policisë.

Grupi vodhi gjithçka: bizhuteritë familjare, orët, koleksionet e monedhave, argjendi, unazat martesash, kupat e makinës të kafesë dhe makina të parkuara në garazh.