Pas arrestimit të pedagogut shqiptar në Malajzi, Klodian Zaimajt, i njohur edhe me emrin fetar Ibrahim, ABC News zbulon identitetin edhe të dy shqiptarëve të tjerë, që si po ai, dyshohen se kanë lidhje me terroristët ISIS.

Për Klodian Zaimin, dyshohet se ka financuar, indoktrinuar e dërguar në Siri 20 shqiptarë që kanë studiuar në Siri dhe Jordani. Mes tyre ai që spikat më tepër për lidhjet me shtetin Islamik është personi me inicialet J.Z me origjinë nga periferia e Tiranës. Ndërsa personi i dytë është nga Karbunara e Lushnjës me inicialet A.G.

Burime konfidenciale bëjnë  me dije se rrezikshmëria e tyre është shumë e lartë. Po ashtu të dy personat e sipërpërmendur mendohet se ndodhen aktualisht në Lindjen e Mesme.