Shtetasi Bardhyl Myrselaj ka rënë në prangat e policisë shqiptare, pas shpalljes në kërkim nga Interpoli i Romës.

52-vjeçari nga Ballshi është shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tiranë pasi Interpol Roma, Itali, ka njoftuar se autoritetet Gjyqësore të Milanos kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale "Trafik droge".

Shtetasi Bardhul Myrselaj i është dorëzuar për veprime të mëtejshme shërbimeve të DVP Fier.