Gjatë tre muajve të fundit, plot 36 vjedhje janë raportuar në provincat Asti, Cuneo dhe Torino, të kryera nga një bandë shqiptarësh.

Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos, të koordinuar nga zyra e prokurorisë, kanë zbuluar lidhjen mes vjedhjeve dhe një grupi shqiptarësh.

Pesë persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë ndaluar për vjedhje të orëve, stoli dhe unaza martese, makineri për kafe dhe makina të parkuara në garazh. Të gjitha materialet e vjedhura janë rikthyer te pronarët njofton policia e Torinos, raportojnëe mediet italiane.

Hajdutët kanë praktikuar vjedhjet nën kërcënim dhe për të hyrë në banesa kanë përdorur mjete zdrukthëtarie për hapjen e dritareve. Policia raporton gjithashtu se shqiptarët nuk kanë kursyer kërcënimet edhe ndaj të miturve të cilët janë gjendur në shtëpitë ku kanë kryer grabitjet.