Makina e një efektivi policie në Vlorë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Makina e shtetasit D. N. punonjës policie me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë ishte parkuar përpara shesh/pushimit të pallatit kur është përfshirë nga flakët.

Ngjarja u shënua rreth orës 02:50.  

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.