Policia shqiptare ka konfirmuar të dielën se 1 nga 8 personat e arrestuar në Malajzi për terrorizëm është shqiptar.
Sipas policisë, i arrestuari për terrorizëm është Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh në atë shtet.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat nuk thuhet nëse shqiptari ishte pedagog apo jo, por konfirmohet se ai kishte mbaruar studimet e larta në Malajzi.
Po ashtu në njoftim thuhet se policia e shtetit po bashkëpunon me agjencitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkëmbyer të dhëna.





