Nën efektin e alkoolit është ngjitur në një vinç të lartë dhe ka qëndruar aty përreth 2 orë.
“Pasditen e së shtunës, rreth orës 17:20, në lagjen Kodër, Sukth shtetasi I. S. 24 vjeç, banues ne Fermë, Sukth, Durrës, ka hipur në një vinç në lartësi rreth 40 m, të një objekti biznesi privat, ku ka qëndruar deri në orën 19:00”, njofton policia e Durrësit.
Sipas policisë, ai ka zbritur me dëshirën e tij, ndërsa është konstatuar se ishte në gjëndje të dehur.
Pasi ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, ai u është dorëzuar familjarëve në stacionin e policisë Manëz.





