Një shkodran është vënë në pranga të policisë së Tiranës pasi është denoncuar nga ish e dashura e tij.

Shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasin Neritan Pipa, 39 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë në shtetin italian për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike").

Ky shtetas, tek "Kodra e Diellit", ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë, në një banesë, për më shumë se 3 orë, duke ushtruar dhe dhunë fizike ish të dashurës, shtetases M.T., 27 vjeçe.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Përndjekja" dhe "Trafikimi i personave të rritur", parashikuar nga nenet 121/a dhe 110/2 të Kodit Penal.