Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Itali, rreth orës 19.00, të së shtunës.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 34-vjeçar, i quajtur Gentian Caka, i cili në Fondi, ishte duke udhëtuar me një skuter përgjatë rrugës “Diversivo Acquachiara”, ku është përplasur me një kamion.
Përplasja rezultoi fatale për shqiptarin, i cili ndërroi jetë menjëherë. Dinamika e ngjarjes po rindërtohet nga policia në Fondi të cilët po hetojnë për shkaqet e aksidentit.





