Kërcënuan një person dhe prishën qetësinë publike.
Këto janë dy akuzat që rëndojnë mbi dy të rinj nga Durrësi, D.Ç. dhe B.Ç., 26-vjeçarë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Të rinjtë akuzohen se kanë kanosur shtetasin K.D., i cili ka bërë edhe denoncimin përkatës në polici për rastin në fjalë.
Materialet në ngarkim të dy të rinjve i kanë kaluar prokurorisë së Durrësit.





