Një banore e zonës së plazhit në Durrës ndodhet e shtruar në spitalin e qytetit bregdetar, pasi është aksidentuar nga një biçikletë.

Aksidenti është regjistruar një ditë më parë, afër vendit të njohur me emrin “Rrota e kuqe”.

Mësohet se shtetasja L.B., 52 vjeçe është goditur me biçikletë nga një person që është larguar menjëherë nga vendngjarja, pa ndihmuar personin që aksidentoi.

52-vjeçarja ka lëndime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.