Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Kukës, në fshatin Nimçë.
Policia e këtij qyteti bën me dije se si pasojë e lagështirës, ka dalë nga rruga, mjeti tip "Benz".
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë.
Ndërsa, është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, Xh.H, 34 vjeç, ndërsa i mitur N.K, 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, nuk ka probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.
Ndërkohë një tjetër aksident tragjik u regjistruar sot në Torovicë të Lezhës, ku shkëputja e një masivi shkëmbor dhe rënia e tij mbi një makinë shkaktoi vdekjen e dy vëllezërve dhe nuses shtatzënë të njërit prej tyre.





