Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën transballkanike në Vlorë dhe në të kanë mbetur të përfshirë 4 mjete.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë një person, i cili është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore drejt spitalit rajonal Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia me të cilën lëviznin automjetet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së përplasjes së frikshme.