Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy adoleshentë, pasi akuzohen për disa vjedhje te kryera në qytetin verior. Ndersa penalisht po ndiqen nga policia dy te rinj te tjere.

Njoftim i policisë:

Më datë 24.09.2017, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar policore nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i autorësisë së disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Lezhës, ku autorët u identifikuan dhe u proceduan penalisht.

U arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. Gj.16 vjeç, banues në Mirditë.

– A. P. 14 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i tyre u krye, pasi me datë 24.09.2017, janë identifikuar si autorë të dyshuar të vjedhjes dhe më pas braktisjes së mjetit “Citroen”, në pronësi të shtetasit E.Gj.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve, u proceduan penalisht edhe shtetasit:

– A.L. 17 vjeç, banues në Lezhë

– E.L. 23 vjeç, banues në Kurbin

Këta shtetas në bashkëpunim me të arrestuarit dyshohet të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera si:

– Më datë 26.05.2017, gjatë natës, në Zejmen, kanë vjedhur me thyerje lokalin “Llotosport”, ne pronesi te shtetasit A.K. ku kanë marrë 7 Televizore, me vlerë 200.000 lekë (të reja).

– Më datë 22.08.2017, në Lezhë, kanë vjedhur mjetin kamion në pronësi të shtetasit P.L.

– Më datë 08.09.2017, në Lezhë, gjatë natës, kanë tentuar të vjedhin mjetin Volksëagen në pronësi të shtetasit G. B.

Vazhdojnë hetimet për sigurimin e provave materiale si dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.