Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimin sot për 31-vjeçarin Alfred Nikolli i akuzuar për vrasjen e parukieres Etleva Ndoka.

Gjykata e ka dënuar me 25 vjet burg të riun që kreu krimin e pasionit në nëntor të vitit të kaluar.

Alfred Nikolli, qëlloi për vdekje me armë zjarri brenda sallonit të bukurisë parukieren Etleva Ndoka, më 11 nëntor të vitit të kaluar.

Shkak i ngjarjes ishte xhelozia, kjo pasi viktima dhe Nikolli dyshohet se kishin pasur një lidhje më herët.