Një makinë është përfshirë nga flakët në rrethin e Durrësit.
Sipas informacionecve paraprake nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në Manëz.
“Më datë 25.09.2017, në Manëz, parkuar te banesa e shtetasit I.H., ka rënë zjarr në mjetin tip “Fiat Punto”. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.





