Një ngjarje e rëndë raportohet ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “1 Maji” në qytetin e Korçës. Një qytetar i paidentifikuar ende, rreth 65 vjeç, ka tentuar t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga lartësia e një pallati.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij akti vetëflijimi. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar qytetarin drejt spitalit të Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.





