Burri që masakroi nipin me thikë dhe e la të vdekur në vend është penduar para hetuesve të policisë së Shkodrës. Ai ka thënë se nuk donte të vriste, por ishte shumë i acaruar me të.
Konflikti mes viktimës Mirsad Kuçi dhe xhaxhait të tij, Bujar Kuçi kishte nisur katër vite me parë, për një oborr të përbashkët.
Të shtunën pasdite, dy burrat fillimisht u zunë me fjalë dhe më pas 63 – vjeçari nxorri thikën dhe e qëlloi në zemër nipin dhe më pas në këmbë.
Viktima Mirsad Kuçi, 33 vjeç, punonte në sigurimin e transportit të parave të bankave.





