Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka goditur një punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që ka qenë në detyrë, shtetasin me iniciale M.T., 58 vjeç, banues në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lushnjes e sipas të dhënave zyrtare, është arrestuar në flagrancë shtetasi Gëzim Koçiu, 57 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.