Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Blacë të Pogradecit, ku një 49-vjeçar masakroi me thikë gruan e tij pas një sherri të çastit.

“BalkanWeb” sjell dëshminë e parë tronditëse nga ngjarja e rëndë. Babai i autorit, Nexhdet Mekolli, ka rrëfyer se djali i tij kurohej prej kohësh nga depresioni.

“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle. Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”.