“DurrësLajm” sjell pamjet e para nga vendngjarja në kodrën e Rrushbullit, aty ku një automjeti i është vendosur eksploziv.
Siç edhe e shihni në pamje, ky është automjeti tip “Benz” ngjyrë gri, të cilit i kanë vendosur lëndë plasëse.
Drejtuesi e ka braktisur menjëherë mjetin dhe më pas ka njoftuar policinë se në “Benz”-in e tij ndodhet një pako e dyshimtë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere për të bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse.
Ndërkohë që kjo ngjarje ka sjellë si pasojë edhe bllokimin e qarkullimit në aksin Durrës-Shijak. Banorët thonë për “DurrësLajm” se rruga është bllokuar për rreth dy orë, dhe kanë mbetur pa marrë fëmijët nëpër shkolla.
Edhe puna e forcave xheniere dhe të policisë është vështirësuar për shkak të motit të keq. Prej gati gjysmë ore, një stuhi e madhe ka përfshirë gjithë Durrësin.





