Reshjet e shiut të regjistruara këtë të shtunë u kanë kujtuar durrsakëve dhe pushuesve se tashmë kemi hyrë në stinën e vjeshtës.

Reshjet sollën për pasojë uljen e temperaturave me disa gradë, dallgëzim në det dhe boshatisjen e plazhit.

Ndërkohë qytetarët iu rikthyen edhe njëherë çadrave, që kishin kohë pa i përdorur.

Shihni më poshtë pamjet filmike të regjistruara nga operatori i DurrësLajm përgjatë vijës bregdetare të Durrësit.