Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ylli Dërvishi 43 vjeç, banues në fshatin Karpën, Maminas, i cili një natë më parë terrorizoi banorët me të shtëna me armë zjarri. Në shtëpi policia i gjeti një arsenal fishekësh.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30, të mbrëmjes së të premtes.
Gjatë kontrollit në banesën policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provave materiale:
- një armë zjarri automatik model 56 dhe
- 3 480 fishekë model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake" dhe "Prishja e qetësisë publike", parashikuar në nenet 278/3 dhe 274 të Kodit Penal.





