Për studentët shqiptarë të cilët dëshirojnë të vijojnë kualifikimet e tyre jashtë vendit, Çekia ofron bursa studimi të plota për vitin akademik 2017-2018. Studentët shqiptarë mund të kryejnë kualifikime si doktoratura dhe Master.
Fushat për të cilat ofrohen këto bursa janë: bujqësi, transport, studime mjedisore dhe fusha të lidhura me mjedisin, si edhe në degët ekonomik dhe specializime në fushat e teknologjisë, shkruan Scan.
Studentët të cilët kërkojnë të studiojnë në një ndër këto fusha për të cilat shteti çek ofron bursa, duhet të bëjnë regjistrimin dhe plotësimin e formularit të aplikimit online në adresën e bërë publike në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Sipas njoftimit të kësaj Ministrie, afati i fundit për ata studentë të cilët duan të aplikojnë për të studiuar në këtë vend, është data 30 shtator.





