Vëllezërit Bejko në Durrës kërcënojnë sërish me vetëvrasje.
Pas lajmërimit se ditën e sotme ata duhet të lirojnë shtëpinë, të dy vëllezërit kanë hipur në tarracën e pallatit dhe deklarojnë se nga shtëpia ata do të dalin vetëm të vdekur.
Këtë mëngjes, policia dhe përmbarimi kanë shkuar në shtëpinë e Bejkove dhe u kanë bërë me dije së duhet të dalin nga shtëpia.
Por sipas vëllëzërve, shtëpia ku ata kanë banuar gjatë gjithë jetës është pronë shtetërore dhe pronari e ka marrë me dokumente të falsifikuara.
Policia edhe përmbarimi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pritet edhe furgoni i policisë për të bërë të mundur nxjerrjen e tyre jashtë.
Edhe 3 ditë më parë ata hipën në tarracë dhe thanë se nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre deri në vetëflijim të të gjithë familjes. Pas aktit të ndërmarë nga dy vëllezërit, Përmbaruesi Shtetëror vendosi përkohësisht pezullimin e veprimeve për ekzekutim deri në qetësimin e situatës.
Ndërkohë që edhe sot po përsëritet e njëjta situatë. Aktualisht ata vijojnë të qëndrojnë majë tarracës…





