Dita e sotme do të jetë me reshje të lehta në disa zona të vendit.
Sipas “Meteoalb”, vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në zonat veriore – qendrore duke rrezikuar shira të dobëta.
Pasditja mbetet me vranësira e shira të dobëta në Veri – Qendër, por edhe rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat juglindore. Zonat jugore paraqiten kryesisht me vranësira.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë mëngjesit, por mbeten thuajse konstante vlerat e mesdites.
Edhe në orët e para të së shtunës parashikohet që të ketë reshje shiu nga ora 3:00 deri në orën 6:00.





