Dalin fotot e tre shqiptarëve që u kapën dje me gati 4 tonë hashash në një jaht në brigjet italiane. Mediat italiane raportojne sot se policia italiane ka dhene detaje të rezervuara lidhur me operacionin e koduar “TRITON 2017”.
Policia ka publikuar fotot e tre shqiptareve te arrestuar brenda jahtit me flamurin e SHBA, te mbushur me gati 4 ton marijuane: ata jane M. F., 54 vjeç, V. E., 28 vjeç dhe M. E., 26 vjeç, për të cilet u tha nje dite me pare ne media se jane nga Durrësi dhe Tirana.
Anijet italiane, por edhe roja ndërkombëtare që patrullonte, i jane vene pas jahtit pasi ishte pikasur qe me pare.
Pas ndjekjes është bërë bllokimi se bashku me drogen, e cila ne fillim u tha se kishte vlere 40 milion euro, por me pas, pas analizave u deklarua se behej fjale per nje vlere ne treg prej 100 milion euro.





