Më 9 shtator pritet të mblidhet Parlamenti i ri i Shqipërisë. Deri më tani, është mësuar se deputetet e opozitës kanë refuzuar të drejtojnë seancën e parë parlamentare.

Ka qënë ish-kryeministri Berisha, i cili ka bërë me dijë më herët që nuk dëshiron të drejtojë kuvendin të shtunën.

Mësohet se edhe deputeti Halim Kosova ka refuzuar seancën e parë të legjislacionit të ri.

Kështu që pritet të jetë Besnik Baraj i cili do të hapë seancën e orës 10:00 të 9 shtatorit dhe më pas caktohen 3 deputetët më të rinj të kuvendit si sekretarë të tij deri në ngritjen e Byrosë.

Deputetët që do të përbëjnë Këshillin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve propozohen nga grupet parlamentare dhe zgjidhen me 71 vota.