Nëse mendoni se temperaturat e larta ikën me muajin gusht, e keni shumë gabim. Sipas meteorologëve parashikohet rritje e temperaturave ditë pas dite.

Kështu që, kushdo që ka planifikuar disa ditë plazh në muajin e vjeshtës, ka marë vendimin e duhur, pasi koha do të jetë në favor të tyre, sidomos gjatë fundjavës.

Reshjet e shiut parashikohen të rikthehen përtej të mërkurës së javës së ardhshme.

Ndërsa për ditën e sotme moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore veriore të cilat do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira disi më të shpeshta zonat verilindore- juglindore.

Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.