Pas përfundimit të ndeshjes mes Maqedonisë dhe Shqipërisë e cila përfundoi barazim 1-1, gazetarja sportive, Ilda Bejleri ka intervistuar sulmuesin e ekipit maqedonas, Alioskin për të mësuar përshtypjet e këtij të fundit për ndeshjen.
Gazetarja shqiptare e bëri pyetjen e saj në gjuhën angleze por Alioski e befasoi atë duke refuzuar t’i përgjigjet në anglisht e duke i kërkuar Ildës që intervistën t’ia bëje në gjuhën shqipe.
"Pse më flet anglisht", i tha futbollisti maqedonas, gazetares duke e përfunduar intervistën të gjithën në gjuhën shqipe.





