Zëdhënësi për shtyp i Maqedonisë tentoi të largonte nga tribuna e gazetarëve një flamur shqiptar me pretendimin se nuk lejohet.
Në stadiumet e vendeve të ndryshme të Europës zakonisht vendosen këngë dhe hite të kohës së fundit, por nëse doni të dëgjoni këtë, duhet të gjeni një stadium tjetër. Në “Mlladost” të Strumicës ka vetëm këngë patriotike maqedonase, provokim i hapur për palën shqiptare.
Dalin formacionet
Trajneri Kirstian Panuçi kishte premtuar ndryshime ndaj Maqedonisë dhe ashtu ka ndodhur, tekniku ka zgjedhur një formacion ofensiv, duke aktivizuar nga minuta e parë Hykën, Roshin, Sadikun dhe Llullakun.
Ndërkohë, bie në dy fakti se në mesfushë kthehet Andi Lila, i cili do të jetë titullar bashkë me Kukelin. Kjo do të thotë se Panuçi ka lënë jashtë treshen titullarë të ndeshjes me Lihtenshtejnin: Abrashi-Basha-Memushaj.
Maqedonia: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Ristovski, Velkoski, Nikolov, Bardhi, Spirovski, Alioski, Pandev, Nestorovski.
Trajner: Igor Angelovski
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Lila, Roshi, Hyka, Llullaku, Sadiku.
Trajner: Kristian Panuçi
Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)





