Këta janë dy vëllezërit Bejko që kërcënuan me vetëvrasje këtë paradite në lagjen nr. 11 të Durrësit.

Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët. Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve.

Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.

Për këto arsye, dy vëllezërit Bejko deklaruan se nëse do t’i nxirrnin jashtë shtëpisë do të vetëvriteshin duke u hedhur nga tarraca e pallatit.

Të dy ata qëndruan në tarracë (siç duket edhe nga fotot) për rreth një orë, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan edhe forcat e policisë.

Por fatmirësisht, vëllezërit Bejko pasi i dhanë zë shqetësimit të tyre dhe ngjarja u bë publike, zbritën nga tarraca e pallatit shëndoshë e mirë.