Shpëtim Moçka paralajmëron një Teutë “të frikshme”. Shtatlarti i portës durrsake, në mendon se ky sezon do të shoqërohet me surpriza.
“Zhvilluam një miqësore e cila tregoi se ekipi ka dëshirë për të fituar. Kjo vjen prej kërkesës së trajnerit, i cili vazhdimisht pret maksimumin prej nesh. Magani di t’i motivojë lojtarët dhe kjo e bën trajnerin më të mirë në Shqipëri. Merkatoja e verës është cilësore dhe ndërthurja e tyre me grupin ekzistues do të sjellë rezultate. Detyra e drejtuesve përfundon në momentin që formojnë ekipin, më pas na mbetet ne që t’ua shpërblejmë në fushën e blertë. Personalisht do të mundohem që të bëj më të mirën time dhe 100 përqindëshi nuk mjafton për besimin që më kanë dhanë. Uroj që dhe pjesa tjetër e skuadrës të kuptojë rëndësinë e projekteve që drejtuesit kanë, pasi vetëm kështu mund të bëjmë gjëra të bukura. Ky do të jetë viti ynë”, u shpreh gardiani.





