Shënohet tentativa e vetëvrasjes e radhës në Durrës. Një 36-vjeçare ka zgjedhur që të vetëhelmohet duke konsumuar pesticide, por fatmirësisht falë ndërhyrjes në kohë, është bërë e mundur që të shpëtojë.
Shtetasja F.V. 36 vjeçe, është vetëhelmuar me pesticide në banesën e saj në Fllakë ditën e djeshme më 1 shtator. Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:00, dhe pasi familjarët konstatuan të renë se çfarë akti kishte ndërmarrë, e transportuan në spital.
Nga policia bëhet e ditur se ajo ndodhet jashtë rreziku për jetën në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





