Rruga “Pavarësia” në plazhin e Durrësit është zhytur në kaos total për shkak të trafikut.

Vargu i makinave ka bllokuar thuajse tërësisht rrugën në Durrës duke vënë në vështirësi jo vetëm shoferët, por edhe pushuesit e zonës.

Shkak i vargut të gjatë të makinave është bërë një aksident automobilistik, i cili ka ndodhur pak minuta më parë.

Në incident janë përfshirë dy automjeteve. Fatmirësisht nuk raportohet që të ketë të plagosur.