Drejtori i Interit Piero Ausilio ka zbuluar se Shkodran Mustafi ishte mbrojtësi i vetëm që donin të transferonin në ditët e fundit të merkatos por marrëveshja nuk u arrit për shkak të kërkesës së lartë të Arsenal. Klubi italian kishte ofruar një huazim me shumën 5 mln euro me të drejtë blerje 25 mln euro me Juventus që gjithashtu ishte i interesuar për mbrojtësin, por Arsenal nuk donte të hiqte dorë pa 40 mln euro, afërsisht aq sa paguan verën e kaluar për ta transferuar në “Emirates”.
Topçinjtë shpresonin të bënin një merkato të madhe gjatë verës, por klubi fitoi 80 mln euro nga shitjet dhe blerja e vetme ishte Lacazette 60 mln euro, që do të thotë se Arsenal ka bërë një fitim 20 mln euro.Por vera e Mustafit nuk përfundoi si ajo e Oxlade-Chamberlain, Szczesny, Gabriel dhe Gibbs të cilët arritën të arratiseshin nga “Emirates”. “Negociatat e vetme që kryem ishin për qendërmbrojtësin Shkodran Mustafi, por kur morëm vesh kërkesat e klubit të tij, e lamë,” shprehet Ausilio. Mustafi u transferua verën e kaluar nga Valencia, por nuk ka arritur të shkëlqejë me fanellën e klubit londinez.





