Në telashe me policinë dhe tashmë edhe me drejtësinë një 28-vjeçar nga Durrësi. Teksa po lëvizte në qendër të qytetit gjatë natës me një automjet tip “Volkswagen”, forcat e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar.

Ai jo vetëm që nuk e ka zbatuar urdhrin e uniformave blu, por ia ka mbathur dhe më pas ka braktisur mjetin.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë, mësohet se bëhet fjalë për shtetasin R.K. vjeç 28 banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur të enjten më 31 gusht, rreth orës 01:00 të natës, në lagjen nr. 3.

Policia ia ka referuar materialet në ngarkim të 28-vjeçarit Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.