Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë mesditë në Ndroq, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Një furgon ka përplasur nga mbrapa autobusin e linjës Tiranë-Ndroq, i cili po kthehej drejt kryeqytetit, përplasja e të cilëve ka shkaktuar 5 të plagosur.
Raportohet se pasagjerët e autobusit janë në gjendje të mirë shëndetërsore dhe janë larguar, ndërsa në gjendje më të rëndë paraqiten dy të tjerë.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





