Prej disa ditësh disa të rinj që trajtohen me metadon kanë bërë publik shqetësimin se metadoni mungon e nuk kanë mundur ta sigurojnë atë. Këta të rinj, ish-përdorues droge, e prindërit e tyre, janë në prag proteste duke këkruar zhbllokimin e metadonit. Të rinjtë që i janë rikthyer sërish jetës me shpresën e rehabilitimit kanë bërë me dije se prej pesë ditësh nuk janë shpërndarë dozat e metadonit, duke sjellë kriza paniku tek të rinjtë.
Ne linjë telefonike për “DurrësLajm”, të rinjtë kanë thënë se në mungesë të metadonit janë mbi 100 persona në Durrës të cilët rrezikojnë t’i kthehen heroinës, por në mungesë të parave ata sulmojnë e vjedhin çfarë u del përpara për të siguruar paratë që iu duhen për të blerë heroinën.
Personat që i janë futur rehabilitimit për të lënë drogën shprehen se “Po të marrësh metadonin nuk ke dëshirë për të marrë heroinë. Ky ilaç është shpikur vetëm për të zëvendësuar heroinën, sidomos për ata persona që e përdorin heroinën me injektim”. Metadoni i jepet përdoruesve çdo mëngjes dhe çdo pasdite, nga një dozë. Në mungesë të saj personat kthehen sërish te marrja e drogës.
Çfarë është metadoni
Metadoni është në formën e tabletave që përmbajnë 5mg, 10mg ose 40mg. Tabletat zakonisht merren nga goja, por ka edhe tableta që shkrihen në ujë dhe administrohen në doza të ndryshme pudër, që gjithashtu shkrihet në ujë, që matet dhe shpërndahet nga një pompë automatike. Në këtë mënyrë dozat mund të maten dhe në 1 ose 2 mg. Për shumicën e njerëzve efekti i metadonit zgjat 24-36 orë në një marrje të vetme. Metadoni është përdorur për disa vjet si trajtim si kundërveprues për heroinën. Ka veprim të gjatë dhe mund të merret vetëm një herë gjatë ditës. Gjendet në formë të lëngët dhe merret nga goja pa e injektuar në ndonjë pjesë të trupit. Nuk ka efekt eufozorant dhe shmang simptomat e zverdhjes pa nxitur varësinë psikologjike. Metadoni është një preparat dhe në gjuhën e folur mund ta përcaktojmë si një ilaç, i cili ka edhe efektet e drogës, por jo ato efekte negative që japin drogat e tjera dhe sidomos heroina. Nuk ka efekte të cilat ndikojnë në ndryshimin e sjelljes dhe të gjithë personat që bëjnë terapinë me metadon nuk bëhen të varur ndaj tij siç ndodh me drogat e tjera.
K.H.





