Mesditën e sotme ish-hotel "Vollga" u përfshi nga flakët. Burime nga policia bëjnë me dije se zjarri ka rënë pasi kanë marrë flakë disa mbeturina.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.08.2017, rreth orës 13:05, në lagjen Nr. 1, Durrës ka rënë zjarr tek Ish – Godinat e Hotel"Vollga".
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Forcat Zjarrëfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrri.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë marrja flakë e disa mbeturinave.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





