Dita e djeshme në Tiranë dhe në një sërë qytetesh të tjera të Shqipërisë ka qenë mjaft e çekuilibrikuar, jo vetëm për shkak të rrebesheve të shiut e breshërit, por edhe për faktin se për shkak të reshjeve u regjistruan një sërë aksidentesh rrugore.
Bilanci qe tragjik, 3 të vdekur e 14 të plagosur. Por ajo që pritet ditën e nesërme është një parashikim kundër-intuitiv. Teksa të gjithë presim që me ditën e fundit të gushtit moti të nisë të ftohet, sinoptikanët parashikojnë një “kapriço të fundit”.
“Zonat Veriore dhe Qendrore mbeten me khjellime ndërsa vranësira të lehta do ketë në Jug të vendit. Edhe pasditja vijon nën ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat jugore ku herë pas here shfaqen edhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë të temperaturave sjellin orët e mesditës duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 33 – 34°C”– parashikon MeteoAlb





