Pas denoncimit të postuar në Facebook-un e tij nga ish-kryeministri Sali Berisha se në zonën e Krujës, përkatësisht në fshatin Brret dhe Mafsheq kishte bimë narkotike, reagon policia e Durrësit.
Në një njoftim për shtyp, bëhet me dije se “Policia e Shtetit ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këto zona dhe nuk kanë konstatuar bimë narkotike. Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë bërë një sërë goditjesh mbi asgjesimin e bimëve narkotike në zonën e Krujës, arrestimin dhe procedimin e personave përgjegjës. Polica e Durrësit fton çdo shtetas të denoncojë duke i falenderuar për bashkëpunim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, duke garantuar marrjen e masave konkrete ligjore nëse konstatohet shkelje apo implikim. Vazhdon puna për rikontroll të plotë të territorit”.
Policia e Durrësit i bashkangjit njoftimit edhe disa foto të zonave në fjalë, në të cilat dyshohej se ishin mbjellë bimë narkotike.





