Sindikata e Përgjithshme e punonjësve të transportit hekurudhor ka kritikuar Drejtorinë e Hekurudhave për keqadministrim të pasurive të saj, duke zhvilluar tenderë abuzivë.

Kryetari i Sindikatës, Osman Meta, thotë se e ka ngritur zërin deri në qeveri për problemet e shumta që kanë lindur, por edhe për konfliktet me sindikatën, pasi u është shkarkuar nga puna një anëtar i zgjedhur i kryesisë së Sindikatës.

Sipas Metës, shkarkimi i sindikalistit është jashtë çdo norme ligjore për sindikatat.

Ndjekim prononcimin e Osman Metës.