Sot është betuar me një ceremoni të posaçme në Presidencë Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku.
Në fjalën e tij, Presidenti Ilir Meta tha se kjo është një ngjarje me peshë në zinxhirin e komandimit dhe drejtimit strategjik të FA-ve të Republikës së Shqipërisë.
“Kam rastin jo vetëm t’ju uroj juve Gjeneral Kollaçaku, por edhe të shpreh besimin e plotë se në sajë të edukimit, profesionalizmit dhe eksperiencës së spikatur që ju zotëroni, jepni garanci se do ta përmbushni me nder dhe sukses sfidën dhe detyrën fisnike të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm”, tha Meta.
Meta tha më tej se se çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, përmirësimi i buxhetit të mbrojtjes, modernizimi i kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura do të mbështeten fuqishëm nga unë përgjatë pesë viteve në vijim.





