Floid Mejuedhër i shton disa miliona euro pasurisë së tij dhe nuk ka frikë që të zbulojë as shifrën e përfituar nga ky takim, përkundrazi, e thotë me mburrje dhe me modesti të madhe. “Kur vjen mundësia për të fituar 350 milionë dollarë për 35 minuta ndeshje, pse të mos zbres në ring. Madje, jam në pritje të ofertave të radhës për të shijuar spektaklin tim”, nënvizon amerikani duke qeshur.
Pikërisht kështu, 40-vjeçari do të dërgojë në shtëpi 350 milionë euro, një çek i çmendur, nga të cilët 100 milionë ia ofruan organizatorët, ndërsa 250 milionë të tjera erdhën nga sponsorët dhe televizionet me pagesë.Edhe pse paratë për të nuk janë diçka që i kanë munguar, çështja është që pas grushteve, ai ka dashur t’i dhurojë vetes pak relaks dhe intimitet, kënaqësi që ka dashur ta ndajë edhe me ndjekësit dhe fansat e tij në rrjetet sociale.Në të shihet kampioni i botës, nën shoqërinë e disa vajzave të bukura, një “strip party” personal, i shoqëruar edhe me vërshimin e qindra mijëra eurove që fluturonin në ajër dhe në trupin e shoqërueseve personale të Mejuedhërit, një video e cila u shpërnda menjëherë dhe u pa nga qindra milionë njerëz.





