Mbledhjet e para të qeverisë, Edi Rama zgjodhi t’i zhvillojë në një prej lokaleve të Llogarasë. Duke shfrytëzuar ajrin e pastër dhe klimën perfekte të zonës malore, Rama solli në Llogara të gjithë kabinetin që do të qëndrojë aty për dy ditë.

Por të njëjtin destinacion kishin zgjedhur para kryeministrit edhe disa grabitës. Dhjetë ditë më parë, një lokal i Llogarasë është grabitur nga persona të armatosur, ndërsa autorët nuk janë kapur ende.

“ABC News” ka publikuar pamjet ku dallohen dy autorët që vjedhin paratë në arkën e lokalit. Njëri prej grabitësve ka qenë i armatosur me kallashnikov dhe ruante jashtë, ndërsa tjetri kontrollonte për paratë në lokal.