Prej gati 2 orësh, një 28-vjeçar kërcënon se do të hidhet nga kati i dytë i një ndërtese në Maminas.
Shtetasi në fjalë, Klodjan Hasa, 28 vjeç banues në Dibër, sipas informacioneve paraprake të policisë së Durrësit, ka hipur rreth orës 07:20 në katin e dytë të një fabrike të prodhimit të impianteve me konstruksion metalik në Maminas.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje, të cilët po negociojnë me 28-vjeçarin.
Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun të kërcënojë me kryerjen e vetëvrasjes.





