Ndërsa jemi në ditët e fundit të sezonit turistik, pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin e Durrësit shprehen të pakënaqur me higjenën në vijën bregdetare.
Papastërtia mbizotëron përgjate bregut të detit në plazhin e madh, që nga ura e Dajlanit deri në afërsi të sektorit Iliria.
Sipas pushuesve, ndërmarrja e pastrim-gjelbërimit e ushtron shumë rrallë aktivitetin e saj përgjatë bregdetit, duke bërë që një pjesë e mirë e rërës të mbulohet nga leshteriku dhe mbeturinat.
Megjithatë, siç duket edhe nga vëzhgimi i DurrësLajm, edhe në këto ditë të fundit të gushtit, vija bregdetare e Durrësit duket mjaft e frekuentuar.
Pesëmbëdhjetëditëshi i dyte i muajit gusht ka sjellë një fluks të lartë pushuesish në Durrës, ndërsa me pritshmëritë favorizuese të motit pritet që sezoni turistik të zgjasë më shumë se vitet e kaluara.





