12 automjete super luksoze, prodhim i viteve të fundit dhe 5 motomjete të dyshuara të trafikuara, janë sekuestruar nga policia, ndërsa po procedohen penalisht 17 shtetas.
Në kuadër të prioriteteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, është organizuar dhe zhvilluar operacioni “Summer 2017” për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së.
Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:
1 – Mercedes Benz, E Class
2 – Mercedes Benz, S Class
3 – Mercedes Benz, ML
4 – Audi, A8
5 – BMW, X5
6 – BMW, X6
7 – BMW, X6
8 – BMW, X6
9 – Range Rover, Sport
10- Range Rover, Sport
11- Range Rover, evoque
12- Toyota, Avensis
13- Yamaha, T-Max
14- Yamaha, T-Max
15- Suzuki, GSXR 750
16- Aprilia, Scarabeo
17- Aprilia, Scarabeo
Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë dhe kanë të falsifikuar numrin e shasisë.
Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 17 shtetas, për "Trafikim të mjeteve motorike".
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.





