Bregdeti i Currilave, mëngjesin e sotëm, ka qenë i mbuluar tërësisht nga një mjegull e dendur.

Në fotot që sjell DurrësLajm vihet re se shikueshmëria në rrugë dhe në det është e kufizuar, pasi mjegulla ende vijon të jetë prezente mëngjesin e kësaj të diele në qytetin bregdetar.

Kjo është e diela e fundit e muajit gusht dhe duket se durrsakët kanë preferuar të qëndrojnë deri vonë në shtrat, pasi në rrugën “Taulantia” vihet re një numër shumë i kufizuar mjetesh.